JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari nga Interpol Roma. Policia zbardh detajet e operacionit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 Një 54 vjeçar nga Vlorës ka rënë në prangat e Policisë, pasi Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi A.A (L) akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë …

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Scroll to Top