Arrestohet nipi i politikanit të njohur shqiptar për trafik droge

Jil
Jil
2 Min Read

Arrestohet për trafik droge Musa Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit. Nga informacionet e televizionit Alfa, menjëherë pas mbërritjes në Maqedoni, ai u kap me drogë.

Për shkak të informacioneve që kemi marrë nga një sinjalizues, në MPB-në e kemi bërë një pyetje konkrete – nëse Musa Ahmeti është arrestuar në Kërçovë, me emër dhe mbiemër, përcjell Nistori.

“A është arrestuar Musa Ahmeti nga ana e policisë në Kërçovë gjatë tri javëve të fundit nën dyshimin për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve?, ishte pyetja që Alfa ia bëri MPB-së.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arrestohet nipi i politikanit të njohur shqiptar për trafik droge

Në përgjigjen që morëm përmenden vetëm inicialet M.A., për një person i cili u arrestua në Zajas pas kontrollit në banesën e tij.

“Me datë 29/30.10 2022 nga ora 19:10 deri në ora 00:10 me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për bastisje të shtëpisë dhe objekteve ndihmëse, është kryer bastisje në shtëpinë e personit M.A. (34) nga fshati Zajas i Kërçovës.

Gjatë kontrollit u sekuestruan marijuanë, një peshore digjitale me mbetje marijuanë dhe kokainë, katër fishekë armësh dhe një pjatë me mbetje kokaine.

Për këtë ngjarje penalo juridike nën dyshimin për vepër penale… është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kërçovë. Më 20.12.2022 SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M. A. nga Zajasi, njofton MPB.

M. A., personi i cili ka iniciale të njëjta me Musa Ahmetin është arrestuar më 27 dhjetor në Kërçovë për shkak të ngjarjes penalo-juridike që i ngarkohet. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *