Artan Hoxha: Ja pse vdiq i dënuari për vrasje në burgun e Durrësit, hipi vetë në ambulancë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më 19 korrik një ngjarje e rëndë u regjistrua në Durrës ku një i burgosur u tha se kreu vetëvrasje duke u varur në qeli. Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Roland Hasani, i dënuar për vrasje.

Roland Hasani është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Nuk dihet ende dinamika se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetari Artan Hoxha u shpreh në ‘abc’ se viktima ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak dhe jo nga vetëvarja. Sipas Hoxhës, i ndjeri ka hipur me këmbët e veta në ambulancë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari ka shtuar se për shkak të procedurave, shpesh herë ka ndodhur që të burgosurve nuk u është dhënë ndihma e specializuar në kohë. Të njëjtin fat mesa duket ka pasur edhe 44-vjeçari i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

“Nuk ma mbush mendjen që ky person është vetëvarur dhe ka hipur vetë në ambulancë dhe ka vdekur rrugës. Ai ka hipur me këmbët e veta në ambulancë. Për këtë ka shumë dëshmitarë aty. Ka lidhej me një gjë tjetër aty. Për shkak të disa vendimeve dhe rregullores së burgjeve personat që kanë probleme shëndetësore duhet të plotësojnë raport të veçantë. Ai ka vdekur nga arresti kardiak. Ka pasur nevojë për ndihmë të specializuar. Nuk është çuar në kohë. Dënimin me vdekje ne e kemi hequr dhe ke përgjegjësi për jetën e të burgosurve. Në raste e arrestit kardiak nuk mund të lësh në dorën e gardianit se nuk do i hapi derën e qelisë dhe të hyjnë të gjithë brenda. Se rrezikon nivelin e sigurisë. Duhet marrë leje nga prokurori dhe të çojë mjekun. A ka kohë dhe mundësi për ta shpëtuar një person që nuk pret puna?” tha Hoxha.

Ai ka shtuar se: Nuk ka qenë vetëvarje. Rezulton që ka qenë arrest kardiak. Ka pasur persona të krimit të organizuar që janë liruar nga burgjet si të sëmurë. Duhet parë me shumë përgjegjësi.”.jetoilumtu.al/

Scroll to Top