Artan Hoxha nxjerr emrat: Kush janë 4 “Boss-ët” që Dubai nuk ia jep Shqipërisë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gazetari Investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë 4 emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të BE për ngjarje kriminale, të cilët Dubai nuk ka pranuar që t’i ekstradojë.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Dubain për ekstradime, madje asnjë vend tjetër nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e personave që akuzohen se kanë kryer krime në vende e tyre.

Hoxha theksoi në studion e “ABC Live” se një nga personat që është kërkuar për tu ekstraduar është Eldi Dizdari i cili njihet edhe si kreu i Kartelit shqiptar të drogës. Sipas Hoxhës, Dizdari është tentuar të ekstradohet edhe nga Italia por nuk ja ka arritur këtij qëllimi.

Personi i dytë që është tentuar të ekstradohet është Plarent Dervishaj. Ky i fundit lidhet me disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ai është kapur nga policia e Dubait teksa bëhej gati për tu nisur për në Turqi, por është ndaluar në aeroport dhe pas procedurave lëviz i lirë në Dubai.

I treti person që është tentuar për tu ekstraduar është Florenc Capja i cili akuzohet për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Ai u ndaluar dhe u mbajt për disa ditë nga policia e Dubait, por më pas u la i lirë me detyrim paraqitje.

Rasti i katërt ku është refuzuar ekstradimi është ai i Kelit të Kombinatit, i cili sipas Hoxhës ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin,

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *