Artan Hoxha ka folur për aferën me kontratën që njihet si “sterilizimi”, me vlerë 100 milionë euro, e cila është ezauruar deri tani 80%.
Hoxha dha disa detaje nga hetimet që ka zhvilluar SPAK, ku duket se është mënjanuar akuza për korrupsion, ndërkohë që shpjegoi se gjykata i kërkoi prokurorit hetim të thelluar për dy ish ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlzim Cani, akt ky që nuk ndodh shpesh dhe tregon se gjykata ka konstatuar se dy ish ministrat mund të kenë përgjegjësi dhe duhen hetuar, ndryshe nga sa ka bërë prokurori Edvin Kondili.
“Ky është një ndër koncesionet që mund të jetë hetuar me gjatë dhe më shumë se të gjithë të tjerët.
Shqipëria ka patur 220 koncesione dhe PPP, shkon në vlerë 4.3 miliardë euro.
Sterilizimi u hetua në fillim dhe u pushua çështja. U hetua për herë të dytë dhe sërish u pushua. Kur riflloi për herë të fundit, bie në sy, në momentin që u shpall urdhër arresti për Rrjepajn dhe Rrapajn, aty bie në sy fakti që nuk kemi akuzë për korrupsion as aktiv dhe as pasiv.about:blank
Kemi të bëjmë me akuzën e falsifikimit të dokumetnave, shpërdorimit të detyrës.
Pra, është shmangur akuza që vë me shpatulla pas murit një drejtues të nivelit të lartë.about:blank
Zoti Kondili ka qenë një nga tre kandidatët për drejtues i SPAK dhe u zgjodh zoti Dumani, i cili i ka dhënë një tjetër marzh SPAK-ut.
Dumani e ka çuar një marzh tjetër.about:blank
Kjo histori duket sikur ka patur interest të mbyllej me kaq.
Është gjykata që i ka caktuar detyra shtesë prokurorit, gjë që gjykatat e bëjnë kur shkon në gjykatë më të lartë për prishje vendimi dhe cakton detyra.about:blank
Në këtë rast ka ndodhur e kundrta, ka kërkuar hetim të thelluar për Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin dhe katër komisionerë të prokurimit publik.
Nga ky fakt, të bën të dyshosh, që gjykata e ka lexuar materialin dhe ka dalë në përfundim që mbi ato letra, duhet hetim të thelluar për dy ish ministrat.
Nga ky moment kalojmë te pjesa tjetër. Edhe te inceneratorët, kemi përfunduar te hetimi pasuror. Nuk e kemi si ka funksionuar kjo skemë.
SPAK ka provuar që marrja e kontratës përputhet me disa udhëtime të biznesmenit me zyrtarë.
Deri këtu jemi në pjesën kur gjykata i kërkon prokurorit, që kjo kontratë është e paracaktuar, është bërë që ta fitojë filani, është parapërgatitur nga ai që do ta fitonte, pra zoti Rrapaj ka bërë dokumentacionin për këtë që do të fitonte vetë.
Ka shkelje të barazisë, vetëm barazi nuk ka aty.
Ka fryrje artificiale, kjo është pse kushton 100 milionë euro. Është gjëja më e thjeshte, të shohësh objektin e kontratës, si e ka realizuar kompania dhe a vlen vërtet kaq.
Janë rritur kostot në mënyrë fiktive.
I kanë çuar edhe për falsifikim dokumentacioni.
Por, korrupsioni pasiv, deri tani nuk e kam parë të formalizuar.
Ata thonë e kemi nën hetim, por flasim ku ndodhet çështja.
Ky është një koncesion ku është ezauruar 80% e vlerës. Pra nga 10 vite kanë kaluar 8. E kemi parë rendimentin.
Nuk na thuhen ku shkuan paratë. 80 milionë euro janë bërë investime? Ku janë investimet?”, tha Hoxha.