JiL.al - Jeto i Lumtur

Artan Hoxha zbulon një tjetër pistë për Martinaj: Në histori u përfshi Rama dhe Berisha, kjo është lëvizja që…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se ajo u kthye në telenovelë për shkak të mosreagimit të Policisë dhe Prokurorisë. 

Hoxha tha se u habit nga përfshirja e kryeministrit Rama, në këtë çështje, kur ai deklaroi se policia ka një përgjigje por duhen ende prova. 

Hoxha shtoi se kërkesat e prokurorisë për bastisje banesash në kërkim të provave për Martinajn pas dy muajsh, janë qesharake. 

“Kjo u bë telenovelë për shkak të mosreagimit në kohën e duhur të policisë dhe prokurorisë. Nuk ka qenë në stilin e kryeministrit të flasë për të tillë personazhe. U habita pse u përfshi kryeministri. Hetimin e ka prokurori i Kurbinit. Rama ka thënë policia e ka një përgjigje, por nuk po e jep sepse duhen prova të tjera.

Ndërkohë, në 21 gusht kam thënë që ky person është rrëmbyer dhe torturuar, më pas eleminuar.  Policia ka kërkuar në Shijak, Durrës dhe Vlorë, pra po ecën në këtë version.

Foto me të freskët të Martinajt, e kanë nxjerrë hakerat iranianë. E kam njohur personalisht, e di imazhin. Nuk ishte njeri që i nxirrje kollaj foto atij. Ai rrinte në mes Tiranës, por nuk i publikonte dot njeri foto. Po nxirren foto të vjetra. Në histori u përfshi Rama dhe Berisha. Por, për këtë duhet të flasë prokurori.

Prokurori kërkon të basisten banesa pas dy muajsh, por ata për dy muaj bëjnë shtëpi të re. Gjykata ka thënë nuk e miratoj urdhrin, por apeli e miratoi. Me gjithë këtë circuit, mendon se mund të gjejnë ndonjë provë?

Ajo që është fakt, është që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndë, me personazh me shumë ndikim. Me 

Scroll to Top