Arti në zi/ Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Jil
Jil
2 Min Read

Dirigjenti i njohur Sirri Rroji është ndarë ditën e sotme nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Grid Rroji përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mes rreshtave, teksa përshkruan jetën artistike të babait të tij, Grid Rroji thekson se funerali do të bëhet në Tiranë, aty ku dirigjenti e ka lënë me amanet.

 

Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të dashur miq,

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se im atë Dirigjent Sirri Rroji u nda nga jeta sot në mëngjes.

Babi ishte njeri i jashtëzakonshëm, energjik si pakkush, organizator i lindur, mik besnik dhe i ndershëm.

Babi pati një karrierë profesionale të plotë: drejtues i ansablit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Ushtarit, themelues i Shkollës Frymore të Ushtrisë, dirigjent i Festivalit të 8të në RTSH, themelues i Bandës Frymore të Tiranës, profesor i shumë brezave të artistëve tek Liceu i Natës, themelues i Ansamblit Artistik Tirana, me të cilin fitoi Eurofanfarë 1991 dhe u përzgjodh drejtues i 23 Fanfarave Europiane, autor i librit mbi historinë e Bandës së Tiranës “Orkestra Frymore e Tiranës: një jetë plot emocione”, fitues i çmimeve ndërkombëtare në Festivalet e Euaza de Lamaison dhe Villefranche de Rouergue në Francë, i dekoruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për artin shqiptar.

Sipas amanetit të tij varrimi do të bëhet në Tiranë.

Për ditën dhe orarin do t’ju njoftojmë pasi të kryhen procedurat e riatdhesimit.

Me respekt,

Familja Rroji

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *