JiL.al - Jeto i Lumtur

As me Kiarën nuk ka bërë ashtu! ‘Plas’ dashnia! Luizi puth Maestron!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli mbetet një nga banorët më interesantë në Big Brother VIP 2. Raporti i tij me Armaldo Kllogjerin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka pasur ulje dhe ngritje. Fillimisht ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, por herë pas here këngëtari e ngacmon tenorin dhe ky i fundit më pas ‘shpërthen’.

Edhe pse Luizi e ngacmon që ta bëjë sa më aktiv që publiku ta pëlqejë sa më shumë, Maestro herë pas here ofendohet dhe reagon ashpër. Madje në një debat të fundit, Armaldo i tha që mos t’i flasë më fare.

Por sigurisht nuk ka ndodhur ashtu, pasi Ejlli u sqarua me të dhe i tha se asnjëherë nuk e ngacmon që ta ofendojë.

E jo vetëm kaq, pasi ditën e sotme Luizi i ka dhënë një puthje Maestros, që as me Kiara Titon nuk ka bërë ashtu. Maestro ishte i ulur në divan kur këngëtari i shkon nga pas dhe e puth në faqe. maestro bën rezistencë, madje luan këmbët, por ai i hidhet përsipër deri sa arrin qëllimin.

Momentet kanë kaluar me batuta humori mes banorëve.noa.al

Scroll to Top