“Asi nën mëngë”/ Lajme të hidhura për Ukrainën, zbulohet lëvizja urgjente që ka planifikuar Vladimir Putin

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vladimir Putin duket se tashmë është gati të nxjerrë “asin nën mëngë” lidhur me rajonet separatiste të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në Ukrainë, vende në të cilat pritet të votohet për t’iu bashkuar territorialisht Rusisë.

Krerët e vendosur nga Kremlini në tre rajonet e pushtuara të Ukrainës, Donetsk, Luhansk dhe Donbass në Kherson, kanë deklaruar se do të mbahet një referendum.

Politikanët në Rusi “e kanë mirëpritur” vendimin e rajoneve për të mbajtur referendumin, i cili pritet mes datave 23 dhe 27 shktator.

Skema është e ngjashme me atë të gadishullit të Krimesë, ku pas referendumit të 2014-ës u aneksua nga Rusia.

Sakaq, ushtria ukrainase edhe pse me rritëm të ngadaltë, po vijon me sukses kundërsulmin duke arritur të çlirojë të tjera qytete të pushtuara nga Rusia.

Së fundmi është çliruar qyteza Bilohorivka në Luhansk.

Mediat në Ukrainë raportojnë se pas aneksimit të territoreve, Putin do të njoftojë mobilizimin e përgjithshëm.https://lajmifundit.al/category/bota

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *