Atentate ndaj LDK-së, zbulohen emrat e politikanëve që u vendosën në shenjestër

Jil
Jil
4 Min Read

Lidhja Demokratike e Kosoves ka denoncuar planin per atentat ndaj kryetarit te saj Lumir Abdixhiku dhe tre deputeteve.

Emri i ish-kryeministrit dhe deputetit aktual të LDK-së, Avdullah Hotit është në listën për atentat bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe deputetët Armend Zemaj dhe Arben Gashi. 

Mediat raportuan dje informacionet që LDK kishte marrë nga shërbimet partnere për përgatitjen e një atentati ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Pa fjalë”, Hoti ka reaguar për herë të parë pas raportimeve për planifikimin e këtij atentati.

Ai ka ndryshuar fotografinë e kopertinës në faqen e tij në Facebook, duke e vendosur logon e LDK-së, parti së cilës i përket nga fillimi i karrierës së tij politike.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ky atentat që po planifikohej ka të bëj me atak politik ndaj LDK-së si kundërshtar.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet I kemi marrë sot. S’ka të bëj me një aktivitet konkret, por ka të bëj të bëj me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politik dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala.

Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike.

“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.

“Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata, njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës dhe ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si është identifikuar ky grup njerëzish, ende i panjohur.

“Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive intelegjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strutkurar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, motivet janë politke.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planin për atentat. Sipas tij, në listë kanë qenë Abdixhiku, Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe vetë ai.

“Kështu na është konfirmuar edhe neve, këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Për të tjerat, është Policia e Kosovës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që janë në kontakt me kryetarin e LDK-së”, ka thënë sonte ai për Kanal10.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *