Atentatet mafioze tronditën Shqipërinë/ Në 7 muaj 24 vrasje, 27 viktima, asnjë autor

Jil
Jil
2 Min Read

Në 7 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë ndodhur në total 24 vrasje që kanë shkaktuar 27 viktima.

5 prej tyre krime në familje, të tjerat vrasje për motive të dobëta dhe atentate mafioze.

Referuar të dhënave, 13 ngjarje janë zbardhur autorë të të cilave janë arrestuar e të shpallur në kërkim, ndërsa 11 të tjerat vijojnë të jenë pa autorë, e kryesisht vrasjet e tipit mafiozë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Numrin më të lartë të kriminalitetit, gjatë këtyre 7 muajve e mban Shkodra. Nga Janari deri më tani në këtë qark kanë ndodhur 6 vrasje. Pasohet nga Fieri me 5 ngjarje dhe 4 në Tiranë, e më pak vrasje në qarqet e tjera të vendit.

Vrasjet e tipit mafioz vijojnë të mbeten të pazbardhura në vendin tonë. Më 4 Janar u vra Erion Çela teksa ishte së bashku me të afërmit e tij në një lokal në zonën e Don Boskos. Ndaj tij u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje, ku 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Nuk do të kalonte shumë kur 3 muaj më pas Iljaz Çali u vra në autostradën Tiranë-Durrës, teksa lëvizte me mjetin e tij.

Në Shkodër, Nazmi Bandulla u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar që lëviznin me një makinë tip Benz.

Gjatë dy muajve të fundit, në Qershor dhe Korrik, ngjarjet kriminale kulmuan me vendosjen e tritolit ne automjetin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Tiranë, ekzekutimin në Fushë-Krujë të Brilant Martinajt, Diklen Vatës e Besmir Hoxhës, si dhe vrasjen e Klisman Preçit në Milot.

Për të gjitha këto krime, policia nuk ka asnjë të dyshuar, shkruan abcnews.….jetoilumtu.al/  

 

Burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *