JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos shoku i tij, SPAK merr në dorë çështjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi.

Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.

Dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit.

Sipas news 24, bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal,.në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Klisman Preçi dhe biznesmeni Ylli Brahimi u qëlluan me 100 plumba teksa ishin duke qarkulluar me një mjet  tip “Toyota” e blinduar, e cila është ndjekur nga pas nga atentatorët.

Pasi i bllokuan lëvizjen automjetit me targa të Shkupit, autorët që mbanin kapele në kokë kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin Preçi dhe Brahimi. Pasi kanë parë se plumbat nuk po e përshkonin mjetin, një nga autorët e ka ndjekur dhe pasi është futur në rrugicë, ka qëlluar në hyrje të pallatit.

Breshëria e plumbave kapi fillimisht Klisman Preçin, i cili humbi jetën, ndërsa Ylli Brahimi arriti t’i shpëtonte edhe këtij atentati. Biznesmeni i ka shpëtuar një atentati të ngjashëm edhe në vitin 2021

Scroll to Top