JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati mafioz 13 muaj më parë, kujtohet në rrjetet sociale Erigers Mihasi, mik i Ervis Martinajt!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Erigers Mihasi u vra ne nje atentat ne Tirane me teper se nje vit me pare.

Rreth 13 muaj nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, ngjarja ka ngelur sot e asaj dite e pazbardhur.

Policia e Tiranës akoma nuk ka lidhur të gjitha fijet për të shkuar drejt autorëve të ngjarjes, të cilët shkrehën dhunshëm kallashnikovin në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir.

Por, Erigers Mihasin, mik i ngushtë Ervis Martinajt, e kujtojnë shokët dhe miqtë e tij nëpër rrjete sociale.

E tillë është kjo video e hedhur nga të njohur të tij, të cilët janë akoma të prekur nga humbja e 32-vjeçarit.

Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që publikohen për h erë të parë, shfaqet Eriges Mihasi duke ecur, ndërsa në një tjetër ai shfaqet duke komunikuar në videocall me miq të tij dhe foto e video selfie.

Erigers Mihasi u ekzekutua më 13 nëntor 2021 në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.

Autorët që i morën jetën 2 të rinjve me breshëri kallasnikovi dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisën për t’i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë.
Erigers Mihasi, 32 vjeç që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko./shqiptarja
Scroll to Top