JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë/ Aksion “blic” në Nikël, Policia zbarkon për kontrolle në…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

4 ditë pas ekzekutimit të Klisman Preçit dhe plagosjes së Ylli Brahimit Policia e Shtetit ka zbarkuar në Nikël.

Aksioni i bluve vjen 10 ditë pas atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë , ku vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burimet konfirmojnë se janë zhvilluar kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona.

Grupi hetimor beson se dëshmitë e tyre mund të jenë të vlefshme për hetimin e këtyre ngjarjeve të cilat lanë pas 4 të vdekur dhe 1 të plagosur.

Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria e Krujës dhe ajo e Laçit që po hetojnë ngjarjet kanë marrë dhjetra dëshmi por që nuk kanë rezultuar të vlefshme për ti çuar tek autorët.

Burim tjetër i rëndësishëm për prokurorët janë dhe disa dhjetëra kamera sigurie filmimet e të cilave janë ende duke u këqyrur.

Dy prokuroritë që po hetojnë atentatet ende nuk kanë vendosur t’i bashkojnë dosjet për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të jenë të njëjtën autorë.

Ndërsa SPAK ende nuk ka vendosur që të tërheqë dosjet nga Kruja dhe Laçi, edhe pse dyshimet janë së në këto raste kemi të bëjmë me grupe të strukturuara kriminale..…jetoilumtu.al/

Scroll to Top