Atentati ndaj Erjon Xhenjes, Muhamet Rrumbullaku zbarkon në Shkodër, zbardhen kërkesat për vartësit e tij

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar mbrëmjen e sotme në Shkodër ku ka zhvilluar një takim me drejtues te Departamentit të Krimeve të drejtorisë së këtij Qarku.

Burime bëjnë me dije se Rrumbullaku u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shkodrës, zbardhjen e krimeve të fundit që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, ku fokusi kryesor ka qenë tek ekzekutimi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e të dielës.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se Rrumbullaku u ka kërkuar https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimin e të gjithe provave që disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dipozicion të grupit hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

MË TË LEXUARAT

Shpëtoi zviceranin nga 20 persona/ Njihuni me shqiptarin “hero” që bëri…

Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin nesër

Sulmet kibernetike, prokuroria del me njoftim për hetimet

NATO, e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në…

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

Për vrasjen e Erjon Xhenjes, aktualisht grup hetimor ka dy pista hetimi, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, përveç dëshmitareve të cilët natën e se dielës kanë qënë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *