Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata merr vendimin për 5 organizatorët

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 5 të akuzuarit si organizatorë të atentatit ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri dolën sot para gjykatës ku iu komunikua masa arrest me burg.

Kujtojmë se Ndoja në nëntor të vitit 2019, mbeti i plagosur me armë zjarri dhe rezulton se ka qenë me shtetasin A. L., ky i fundit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sipas DISK.

Gjatë seancës së Vettingut, Ndoja është shprehur se atentati ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes nga ana e qeverisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pak ditë para sulmit kryeministri Edi Rama hodhi akuza në emër të tij, duke thënë se po favorizon grupet kriminale në Durrës.

Në lidhje me dosjet hetimore që thuhet se u gjetën në makinën që iu bë atentat, ai tha se kjo është një akuzë e rëndë duke theksuar se më herët në prokurorinë e Durrësit janë vjedhur dosje dhe kompjuterë.

“Para se të vdiste, Andi Maloku tha se dosjet ishin për personin s.d dhe do t’ia çonte atij“, tha Ndoja.

Prokurori Arjan Ndoja u targetua në fillim të tetorit të 2019 nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe se po i shërbente krimit të organizuar me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Ndërkohë më herët, Ndoja është hetuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por akuzat ndaj tij u rrëzuan nga Prokuroria.shqip-lajme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *