Atentati në Milot/ Zbardhen detaje të reja, si lidhet ngjarja me vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një tjetër atentat u bë mbrëmjen e djeshme ndaj 46-vjeçarit Ylli Brahimi, i cili mbeti i plagosur rëndë me plumb në gjoks dhe në këmbë.

Ai po lufton me jetën në spital, ndërsa në familjen e fqinjit të tij Klisman Preçi janë hapur dyert e mortit.  28-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në atentat dhe ndërroi jetë në spital.

Edhe për të ky ishte atentati i dytë. Në maj të këtij viti teksa ishte duke udhëtuar me kushëririn e tij Blerim Preçin,  persona të pa identifikuar i qëlluan, por dalja e mjetit nga rruga i shpëtoi pa u lënduar.

Atentati ndodhi rreth orës 21:00 në qendër të Milotit,  pranë banesës së objektivave në sy të shumë dëshmitarëve dhe nën objektivin e kamerave të sigurisë.

Atentatorët që dyshohet se ishin tre persona, një në rolin e shoferit dhe dy vrasës me kallashnikovë.  Ata lëviznin me një mjet tip “Audi” me targa rumune dhe gjurmuan objektivat e tyre deri në sheshpushimin e pallatit dhe qëlluan drejt tyre sapo ata zbritën nga mjeti.

Atentatorët ishin të maskuar me skafandra në kokë dhe veshje të zeza.

Rrugën e sheshpushimit e bllokuan me mjetin e tyre dhe u afruan në këmbë deri tek mjeti i blinduar duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi Ylli  Brahimajt dhe Klisman Peçit.

Polici mbërriti në zonë kur gjithçka kishte mbaruar dhe të plagosurit ishin dërguar nga të afërmit në spital .

Policia dyshon se vrasja e 28-vjeçarit dhe plagosja e Ylli Brahimajt lidhet me atentatin e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbeti viktimë Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Dyshimet lidhen me miqësinë që viktimat kanë me të shpallurin në kërkim Ervis Martinaj.

Edhe mënyra e zgjedhur nga atentatorët është e ngjashme. Autorë të maskuar qëllojnë me kallashnikovë me dhjetëra plumba e më pas braktisin armët dhe mjetin nën flakë dhe largohen në drejtim të paditur.

Hetime po kryen dhe për të shkuarën kriminale jashtë vendit të 46-vjeçarit si dhe ndonjë konflikt të nisur ditët e fundit.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *