Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona.
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën viktima të një atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.
Nga informacionet e mbledhura, dyshohet se ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi njëri nga viktimat, Shpat Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte.
Vetëm sot ai ka ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shosh nga plumbat, e cila nuk ishte e blinduar.
Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur nga Vlora.
Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë.