JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati në Vlorë, reagon policia: Viktimat u qëlluan me 3 armë zjarri automatike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas dy vrasjeve të një dite më parë në Elbasan dhe Sarandë, Shqipëria ditën e sotme është tronditur nga një atentat në Vlorë.

Dy persona kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda një makine.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi mbikalimit të Panajasë.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se janë qëlluar me 3 automatikë ndërsa makina ishte në lëvizje.

Sakaq, menjëherë pas ngjarjes polica ka gjetur një makinë të djegur të Frakull të Fierit.

Dyshohet se makina i përket autorit/autorëve të ngjarës.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top