JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati për hakmarrje në Vlorë! Hasmi e ekzekutoi Shpati Lenën në ditën e lindjes së tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Sipas raportimit të mediave të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.

Teksa sot janë bërë me dije detaje të reja mësohet se ai që donte vdekjen e Shpati Lenës, duhet të ishte në dijeni për 18 gushtin, kur Lena mbushte 37 vjeç. Nëse vrasja ndodhi për hasmëri, atëhërë ai ka çuar në vend një amanet. Kështu të paktën thonë ligjet e pashkruara të hakmarrjes; vrite ditën kur ka lindur! Geno ose Shpati Lena u ekzekutua në këtë datë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai bashkë me shokun e tij, Hakim Xhezon, nga Vlora ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, për të takuar vëllain, Eduartin. Në Benz u gjetën rroba dhe ushqime, që do t’ia çonin Eduart Xhezos në qeli, i dënuar me 15 vite për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

 

Një ditë pas ngjarjes, antikrimi duket se nuk ka siguruar prova apo informacione të vlefshme për zbulimin e vrasësve, megjithë shoqërimin e disa personave.

Burime për Report Tv, pretendojnë se nga një kamer sigurie në hyrje të autostradës Vlorë -Fier, u pa që autorët mbanin kapuç dhe mjeti i tyre tip BMW ishte me xhama të zinj. Mbi viktimat u qëllua me dy kallshnikovë, kurse i treti nuk është përdorur.

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top