Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Athina zyrtare ka reaguar menjëherë pas deklaratave të presidentit turk, Erdogan për çështjen e ishujve Lesbos dhe Samos, ku akuzoi Gr eqinë se po kryen një pushtim të fshehtë duke vendosur mjete të blinduara në këto territore.
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme greke deklaron se Turqia i ka të gjitha të drejtat të mbrojë interesat e saj, por nuk duhet të kërcënojë me luftë.
“Turqia ka çdo të drejtë të mbrojë interesat e saj me çdo mjet ligjor, me kushtin bazë që të pranojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, ajo nuk ka të drejtë të shkelë në mënyrë flagrante të Drejtën Ndërkombëtare dhe të kërcënojë Greqinë me luftë”, shkruhet në njoftim.
Më tej, Ministria e Jashtme greke bën me dije se Greqia nuk ka asnjë pretendim ndaj Turqisë dhe së është pro dialogut në bazë të së drejtës ndërkombëtare.
Megjithatë, ajo do të mbrojë interesat dhe të drejtat e saj legjitime nëse lind nevoja.