JiL.al - Jeto i Lumtur

“Autorët profesionistë të mirëpaguar,” Hoxha: Shumë pranë banesës ku u vra Skerdilajd Sanaj jetojnë Veliaj e Meta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ekzekutimi i Skerdilajd Sanajt është nga ato atentate që kushtojnë shumë dhe bëhen nga njerëz profesionistë. Autorët kanë pasur informacione 100 për qind të sakta në lidhje me lëvizjet e viktimës dhe janë kujdesur që të mos lënë viktima të tjera.

Janë këto të rejat që gazetari Artan Hoxha sjell nga ekzekutimi i 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit.”

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Hoxha u shpreh se shumë pranë banesës ku u qëllua për vdekje Sanaj jeton kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ish-presidenti Ilir Meta.

“…Persupozohej se ishte zona më e sigurt në kryeqytet. Jetojnë politikanë më të rëndësishëm, personazhe të rëndësishme, drejtues të mediave kryesore. Por edhe personazhe shumë të njohur të botës së krimit. Aty gjeta njerëzit që i kisha kërkuar kudo, i gjeta bashkë. Është e monitoruar me kamera gjithandej. Në çdo 50 metra ke një roje. Më shumë se çdo gjë paguhej shërbimi. Siguria maksimale.”

Gazetari shpjegon se duke qenë se ngjarja ka ndodhur vetëm 20 metra nga kryetarit të Bashkisë e Veliajt dhe 50-60 metra nga banesa e Ilir Metës, siguria supozohej të ishte e shkuar. Veç rojeve private dhe kamerave të sigurisë të instaluara thuajse kudo, prezente është edhe garda apo policia bashkiake.

Megjithatë, autori arriti ta ekzekutonte Sanajn duke shmangur çdo kamer sigurie që ishte në zonë.

“Kjo ngjarje ka rrëzuar mitin që ka pasur Kodra e Diellit. Prandaj aty ishte kaq shtrenjtë. Personi i vrarë quhet Skerdilajd Sano. Anton Gjini, është emri i i regjistrimit të Martin Gjinit, nga Fushë Arrëzi, ka banesën ku po shkonte viktima. Janë shokë. Ai rrinte te Martini kur vinte në Shqipëri.”

Pas ekzekutimit, Martini tentoi që ta dërgonte me urgjencë në spital, por duke qenë se rrugët janë vetëm me një drejtim te Kodra e Diellit u bënë dhe disa dëme, sipas asaj që tregoi gazetari.

Por, ekzekutuesi nuk u fut në asnjë moment me automjet në zonë.

Vijon…

Scroll to Top