“Autori largoi familjen e tij nga qyteti”, detaje nga masakra në Malin e Zi

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika ka treguar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në qytetin Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 3 persona të cilin jetonin me qira në banesën e tij dhe 7 të tjerë kur doli në rrugë, e ku më pas u ekzekutua nga policia.

Për “Euronews Albania”, Lika u shpreh se vrasja mund të jetë kryer me paramendim, pasi autori e kishte larguar familjen e tij drejt një qyteti tjetër, në Herceg Novi.

“Policia është prononcuar dhe ka dhënë edhe informacionet zyrtare në lidhje me rastin, sepse vërtet ishte një rast i cili jo vetëm që tronditi Cetinjën, por edhe Malin e Zi. Si duket, situata ishte bërë edhe me paranmendim, sepse vetë vrasësi, familjen e vetë e kishte evakuuar në një vendbanim tjetër, Herceg Novit sipas informacioneve dhe ka zbritur te personat që jetonin me qira. Ai ka zbritur te ata dhe i ka vrarë. Dy fëmijët, 11 dhe 8 vjeç, si dhe nënën e tyre”, theksoi ajo.

Nga ky sulm, mbetën të plagosur edhe 10 të tjerë, kaër prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

                       

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie kombëtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *