JiL.al - Jeto i Lumtur

Avioni përplaset e shpërthen në flakë, shpëtojnë 36 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aeroplan është përmbysur dhe me pas perplasur ndërsa po ulej në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Mogadishu. Sipas BBC nuk janë shënuar viktima mes 36 personave që ndodheshin në avion.

Pamjet dramatike të filmuara pranë aeroportit në Mogadishu shfaqin tymin e dendur e të zi që ngrihet sipër vendit të përplasjes.

Avioni tip Foker, i përkiste kompanise Jubba Airways dhe po kryente një fluturim brenda vendit, nga qyteti Baidoa-s për në kryeqytet.

Sipas autoriteteve të aeroportit të cituara nga mediat shtetërore, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë shpëtuar.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Në një deklaratë të shkurtër, duke pranuar incidentit Juppa Airways tha se do të japë informacion më të detajuar rreth asaj që ka ndodhur sapo informacioni t’i vihet në dispozicion./tvklan

.…jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top