JiL.al - Jeto i Lumtur

Avokati i Popullit, Rama-opozitës: Nuk votojmë kandidaturat që keni sjellë ju, luftën me mafian bëjeni nëpër fantazitë tuaja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministri Edi Rama ka folur në parlament në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i qeverisë iu përgjigj opozitës dhe tha se është për të ardhur keq gjuha e deputetëve të saj. Ai u shpreh se mazhoranca nuk ka për të votuar kandidaturat e opozitës për Avokatin e Popullit. Sa i përket votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Rama tha se mazhoranca nuk ka asnjë problem që ta tregojë se kë do të votojë, por kjo nuk është vendosur në grupin e PS.

Është për të ardhur keq që gjuha ekstreme me mafia, kapje, intimidime, kriminela, është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe çdo ndërhyrje për procedurë të të gjithëve bashkë me vulë pa vulë. Edhe njëherë tjetër e vërteta është krejt ndryshe. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. Kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht ne marrim vendime. Keni dëgjuar që të marrim ndonjë vendim ne për të mbështetur politikisht ne ndonjëherë ndonjë figurë që vjen këtu për tu vlerësuar nga ana e drejtësisë? Kur e keni dëgjuar të ndodhë? Kjo është një fantazi. Është si puna e asaj offshore. Ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot se offshoret janë bërë tu fshehur dhe ti je fshehur. Ne nuk kemi asnjë problem që tua themi juve në sy atë që kemi vendosur. Nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të pasur një votim të unifikuar për një kandidat, do t’ua thonim në sy.

Nuk i votojmë ne ato kandidatura që keni sjellë ju. As ju, kur them ju flas për të gjithë ju, asnjërin që është avokat i partisë suaj në luftë për vulën dhe as tjetër që është kandidat i vulëhumburve. Nuk votojmë ne këta. Votimi tjetër është votim i lirë i secilit. Kështu që luftën me mafian vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Po jua përsëris, nuk e kemi kurrë problem t’ua themi çfarë duam të bëjmë. Në këtë rast, kjo është thjesht dhe vetëm një fantazi. S’kemi marrë asnjë vendim politik për të. Kjo është offshori. Offshore që nuk ka prova. Nuk kuptoj pse duhet t’ju japim llogari se kë duam ne të votojmë. Të gjithë deputetët e grupit të PS do të votojnë lirisht. Luftën me mafian bëjeni nëpër fantazitë tuaja, prandaj jeni katandisur kështu”, u shpreh Rama./tvklan.al

Scroll to Top