“Babai i vdiq i ri prej asaj sëmundje qe ai ka, edhe hallën e ka shumë keq”, flet komshiu i Luiz Ejllit

Jil
Jil
2 Min Read

Këngëtari Luiz Ejlli tronditi ditën e djeshme opinionin publik, ku i rrëfeu Kiarës se është diagnostifikuar nga një sëmundje e rrallë dhe në muajin Gusht do shkojë për kurim në Bergamo.

Ai tregoi dhe se kjo ishte arsyeja pse u fut në “Big Brother VIP” dhe dëshiron ta fitojë që me ato lekë të shkojë të kurohet.

Por, artisti kërkoi që ajo gjë të mos bëhet publike tek banorët e tjerë, pasi nëse kjo gjë do të ndodhte, ai do të largohej prej garës.

Mjaftoi ky rrëfim i Luzit që të ngrinte më “këmbë” të gjithë rrjetin. Disa shprehën keqardhje dhe i uruan shërim të shpejtë këngëtarit, ndërsa disa të tjerë e panë këtë rrëfim të Luizit si një strategji për lojën.

Ajo çfarë na ra ne në sy ishte një koment i një ndjekësi i cili shkruante se është komshiu i këngëtarit në qytetin e Shkodrës.

Në një nga postimet e “Big Brother Vip”, ai ka komentuar duke thënë se lajmi i cili po qarkullon është i vërtetë duke zbuluar se i ati i këngëtarit ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje.

Gjithashtu më tej komentuesi bën me dije se edhe halla e Luizit vuan po nga e njëjta sëmundje. Po ashtu, ai tregon se kjo sëmundje i është shfaqur Luizit para 5 vitesh, i kaloi dhe tani i është rishfaqur sërish.

"Babai i vdiq i ri prej asaj sëmundje qe ai ka, edhe hallën e ka

“Është i vërtetë lajmi e ka kaluar e i është shfaqur prap. Unë e kam komshi në qytetin e Shkodrës. Babai i ka vdekur shumë i ri prej sëmundjes, konfirmoj që edhe halla e vet është shumë e sëmurë”, shkruan ai./VoxNews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *