Babai po mbyste foshnjën në mes të rrugës në Athinë, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë..

Jil
Jil
2 Min Read

 

Disa emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë.

Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë mbas një sherri me bashkëshorten e tij.

Kalimtarët janë tronditur nga apeli për ndihmë i një gruaje, e cila u kërkonte kalimtarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar foshnjën e saj kanë vënë në lëvizje shtetasit shqiptarë, të cilët fillimisht i kërkuan t’ia dorëzojë nënës së tij që lutej për ti shpëtuar jetën, por pasi autori nuk pranoi, atëherë u desh ndërhyrja e tyre që të shpëtohej fëmija.

Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.

Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën.

Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre.
Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypi dhe të vjedhin në rrugët e Athinës.

Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes.Top Channel

 

 

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *