JiL.al - Jeto i Lumtur

“Babi mbante thikë në brez”/ Dëshmia rrenqethese e fëmijëve: Na thoshte, nëse dilni do t’ju vrasin! Mamin…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Detaje rrëqethëse janë bërë ditën e sotme publike për mediat mbi dëshminë e dy djemve të radikalistit Gjergj Laçi.

Ndërkohë që radikalisti Xherxh (Gjergj) Laçi pretendon se nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, të cilët i mbante të ngujuara prej 6 vitesh, të kundërtën thonë dy fëmijët e tij të mitur.

Në dëshminë tronditëse dy djemtë shprehen se “babai i tyre mbante thika në brez, ndërsa rrihte dhe e dhunonte nënën e tyre sistematikisht”.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se njëri prej djemve “Prej tre vitesh nuk është lejuar të dalë, babai i tyre i kërcënonte duke i thënë se nuk duhet të dilni sepse të tjerët duan që t’ju vrasin”.

Po ashtu ata thonë se jetonin në kushte të vështira ekonomike, ushqeheshin vetëm nga ushqimet që i dërgonin familjaret. Konkretisht xhaxhai dhe gjyshi, që nuk lejoheshin të futeshin brenda, po i linin ushqimet tek dera e banesës.

Ata thonë se në oborr mund të luanin, por në darkë detyroheshin  të futeshin herët brenda dhe të flinin, sidomos ditët e ftohta pasi nuk kishin ngrohje.

Njëri prej tyre ka prekur me dëshminë e tij, duke thënë se “unë dua ti kthehem një jetë normale dhe të shkoj në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët. Gjithashtu kam dëshirë të ndjek një kurs futbolli”.

Kujtojmëe se ngjarja është bërë publike vetëm ditën e djeshme ku vëllai i bashkëshortes së Gjergj Laçit ka bërë një denoncim në polici mbi gjendjen e rënduar ku ndodhej familja.

Nga ana tjetër në prononcimet për media që kanë bërë familjarët e Laçit, ata mohojnë kategorikisht se i afërmi i tyre mund të jetë dhunues apo radikal fetar. Ata thjesht konfirmojnë se Laçi vuna nga diabeti dhe prej disa kohësh kurohej me insulinë.

Scroll to Top