JiL.al - Jeto i Lumtur

Balluku mbron Bordin e Transparencës: Nuk ndikon në çmimin e naftës, ka një abuzim…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Balluku: Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës.

Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin.

Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmim i i naftës ka rënë në bursa, ndërsa në Shqipëri ngrihet, fakt që është i rremë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Çmimi që i referohen zotërinjtë është çmimi i produktit krudo.

Ndërkohë çmimi që ne i referohemi, ka të bëjë me çmimin e produktit. I referohemi bursës PLANT.

Është shumë e lehtë për të parë se si janë çmimet sot në bursë, a janë në ulje apo në ngritje. Përsa i përket pyetjes tuaj, dhe krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri.

Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve.

Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.jetoilumtu.al/

Scroll to Top