JiL.al - Jeto i Lumtur

Balotazh në Primare, ja pesë qytetet ku votojnë demokratët të dielën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

PD do te zhvilloje betejat e balotazhit te primareve diten e neserme.

Burimet zyrtare thane se ne pese qytete demokratet do te votojne per te zgjedhur kandidatet per kryetar Bashkish.

Ditën e diel do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.
 
1. Mat
2. Dibër
3. Fier
4. Mirditë
5. Librazhd

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

Scroll to Top