Banorët flasin për kamerat brenda në tualetet e Big Brother. Dëgjohet zhurmë e madhe

Jil
Jil
1 Min Read

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ ngritën si problem, faktin se në tualet mund të ketë kamera. Tani, Ermiona, Luizi dhe Valbona po bisedonin gjatë orëve të vona të natës.

I indinjuar, Tani tha se kjo gjë nuk mund të bëhet, e për t’ia mbështetur fjalën, Ermiona tha se kamerat brenda banjos lënë një person me trauma.

Sapo Luizi nisi të fliste, u dëgjua një zhurmë e madhe. Të gjithë banorët ndaluan, ndërsa Maestro, i cili ishte në dhomë tjetër, hyri dhe pyeti se ç’ishte ajo zhurmë.

Siç duket, ajo ishte shenja e ‘Vëllait të Madh’ që tregon se nuk duhet të flitet për këto tema. Pas këtij sinjali, të gjithë banorët ndaluan së foluri për atë temë.

Mesa duket produksioni ka zgjedhur metoda të reja, e jo më atë fjalinë: Banorë kujdes mikrofonin

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *