Banorët hidhen në protestë: Shpronësim qesharak me 4 euro metri për rrugën Thumanë-Kashar…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë- Banorët e Bërxullës kanë dalë sot sërish në protestë. Sipas tyre, qeveria nuk ka plotësuar kërkesat që kanë për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët u përballën me policinë kur ata tentuan të bllokojnë rrugën ekzistuese.

Një nga banorët paralajmëroi se pronat e tyre “do t’i marrin vetëm të vdekur”, ndërsa shtoi se ajo rrugë do të bëhet “lapidar para se të ndërtohet”.

Një prej të moshuarave, banesa e së cilës preket nga aksi rrugor Thumanë-Kashar, bllokoi për pak minuta rrugën e Rinasit.

Ajo kaloi bllokadën e krijuar nga Policia e për pasojë, forcat blu tentuan që ta largonin.noa.al

Scroll to Top