Banorët mbesin pa fjalë/ Bledi Mane pranon se ka puthur një mashkull në buzë

Jil
Jil
2 Min Read

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” së fundmi banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.

Teksa në ekran u shfaq situata “Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishte Bledi ai që ngriti tabelën “E kam bërë”.

Në këtë mënyrë gazetari pranoi se ka puthur një mashkull në buzë duke habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Nga ana tjetër kujtojmë që akoma pa hyrë zyrtarisht në “Big Brother Vip”, kur përflitej që Bledi Mane do të ishte banori i ri, u tha gjerë e gjatë në rrjet që qëllimi i tij ishte vetëm një: T’i prishte lojën Luizit.

Këtë gjë Bledi e vërtetoi që në ditën e parë të qëndrimit të tij në shtëpi, pasi sapo u ngrit në mëngjes atë ditë ai u kap me këngëtarin. Jo vetëm kaq sipas Mane Ejlli është “i paqëndrueshëm mendërisht”.

Po sipas atij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon dhe kërcënon. Këto banori më i ri ia vuri në dukje Luizit.

Pas kësaj Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpinë e “BBV” që të krijoi miqësi.

Madje artisti iu drejtua Bledit duke i thënë: “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë.”

.shqip-lajme.c

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *