JiL.al - Jeto i Lumtur

Basha hap dosjet e Berishës/ “21 Janari” e “Gërdeci”, te bashkëpunimi me Millosheviçin dhe Remzi Hoxhën, prapaskenat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Foltorja” bashkë me Sali Berishën brenda duket se është drejt kolapsit dhe i ka ditët e numëruara. Lëvizja antiamerikane e Sali Berishës, vendosmëria për të mbajtur me dhunë dhe kërcënime Partinë Demokratike pa folur ende gjykata, duket se kanë ndezur sherret brenda demokratëve.

Deputetët kanë nisur të refuzojnë hapur linjën e Berishës, çka ka sjellë edhe rrudhjen e grupit të mbështetësve të “non gratës”, i cili nuk është më si më parë dhe është katandisur në 4-5 ligjvënës. Nga ana tjetër, gazeta “Sot” ka raportuar së fundmi se po përgatitet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të PD.

Prej dhënies së dorëheqjes më 21 Mars nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më publikisht në media, por herë pas here ka zhvilluar takime të me demokratët duke lënë dyshime se ai e mendon sërish rikthimin në krye të partisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Burime të gazetës “SOT” brenda selisë blu bëjnë me dije se Lulzim Basha ka zhvilluar takime me demokratët, bazën dhe deputetët e tij mbështetës. Në një takim të fundit këtë javë mësohet se Basha ka bërë reagime shumë të forta.

Burimet nga brenda takimit kanë bërë me dije se, Lulzim Basha ka thënë se tragjedia e 21 janari 2011 ishte një vepër e Sali Berishës, i cili pasi mbrojti Ilir Metën nga burgu për aferën e bllokut 700 mijë euro i dha urdhër Gardës të qëllonte mbi protestuesit.

Dosjet përvëluese për Berishën

Gjithashtu gazeta ka mësuar se Basha ka thënë për demokratët se “Londra dhe Uashingtoni kanë dosje shumë përvëluese të Berishës, ku aferat me Fazlliç dhe thyerja e embargos së naftës me Serbinë, Rambujeja, Gërdeci me armët dhe torturat e ekzekutimet e kundërshtarëve si Remzi Hoxha që ka çuar filmimet e Berishës se si ka drekuar e takuar antishqiptarë, sikundër ishte takim Berisha-Gligorovi-Millosheviç në vilën Viljana në Ohër, ku bën pazare, në kancelaritë europiane, janë vetëm disa thërrime që nëse ka vullnet nga palët, do fundosin plakun “non grata” Sali Berisha.” 

Sali Berisha nën ankthin e burgut

Përveç deklaratave të Bashës, vendimi i Departamentit të Shtetit dhe Britanisë për ta shpallur të padëshiruar ka rritur rrezikun ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga drejtësia e re. Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por situata ka ndryshuar pas vendimit të DASH dhe Londrës. Presioni ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm. SHBA kërkon të marrë fund pandëshkueshmëria dhe kreu i SPAK.

Por sa i rrezikuar është Berisha nga SPAK dhe drejtësia? Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime. Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi 3 dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit.

Dosja për të cilën kanë nisur hetimet është ajo e marrëveshjes CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta, duke i akuzuar se i shkaktuan shtetit rreth 39 milionë euro dëme nga pakti CEZ-DIA. Berisha ishte kryeministër në atë kohë dhe Meta zëvendësi i tij. Pak javë më parë gazeta bëri me dije se hetimet kanë nisur dhe po pyeten shumë persona lidhur me këtë dosje.

SPAK po heton Sali Berishën dhe për dosjet e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe ajo e “Gërdecit”, të cilat pritet t’i hanë kokën kreut të “Foltores”, duke e çuar në bankën e të akuzuarve. Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi pak ditë më parë se po të hetohen të gjitha rrethanat dhe shumë shpejt priten rezultate.

“Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën fatkeqësisht 26 njerëz. Kemi çështje që lidhen me lobingun e partive politike, të cilat po i hetojmë. Në lidhje me Gërdecin, hetimet janë komplekse. Ka vështirësitë e veta, është kohë e gjatë që ka kaluar, por do të sqarojmë të gjitha rrethanat çfarë ka ndodhur brenda mundësive që kemi.

Ne po hetojmë ngjarjen. Ish Ministri i Mbrojtjes është me statusin e personit në hetim për shpërdorim detyre, sepse atë status ka pasur, por u pezullua për arsye të imunitetit, ndërkohë pjesën tjetër po e hetojmë dhe nëse do të ketë prova, patjetër që do të ketë dhe akuza për atë që do të provohet”, tha ai pak javë më parë.

Scroll to Top