“Basha mi mbylli dyert”/ Rudina Hajdari tregon vendimin që ka marrë: Do çoj amanetin e babit në…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ka nisur prej datës 2 dhjetor shpërndarja  e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado, në  një intervistë televizive ditën e djeshme, u shpreh se që nga data 2 dhjetor ka filluar shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Drejtori i ISSH Hado tha që fondet janë të mjaftueshme, edhe për ata pensionistë që për arsye të ndryshme nuk e tërheqin pensionin. Ai deklaroi se shpërndarja do të bëhet me grafik, njësoj siç bëhet pagesa e pensionistëve.“Një pensionist do të marr një bonus prej rreth 5 mijë lekë të reja, shpërndaja  ka filluar që nga data 2 dhjetor, nuk mundëm që të fillohej që në datën 1 sepse ishte pushim për festat  e 28-29 nëntorit.

Atë ditë që ata do të marrin pensionin do të marrin edhe bonusin. E kemi lidhur bonusin me pensionin por sa kohë të takon që të marrësh pensionin për aq kohë do të marrësh edhe bonusin. Nëse pensionistët nuk e tërheqin pensionin, kanë të drejtë ta marrin deri në 36 muaj, ata nuk kanë pse shtyhen në radhë.

E kemi lidhur bonusin me pensionin, edhe ata që nuk i është lidhur pensioni deri më 31 dhjetor, edhe ata do ta marrin, të gjithë atyre që iu lind e drejta, fondet janë dhe do ta marrin dhe bonusin. Shpërndarja do të bëhet me grafik, është një proces pagese normalisht, njësoj siç bëhet pagesa e pensionistëve, dhe nuk priten grumbullime apo radha”, tha drejtori i ISSH Hado.

Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka folur edhe për marrëveshjen që është miratuar nga parlamenti zviceran dhe rreth 3200 shqiptarë që punojnë aktualisht në Zvicër mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Por marrëveshja njeh dhe të gjitha kontributet e paguara në Zvicër nga qytetarët shqiptarë si dhe kontributet e qytetarëve zviceranë në Shqipëri.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado theksoi që shumë pranë marrëveshjes është dhe Italia dhe ka përfunduar marrëveshja me Kroacinë. Sipas Hado nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3000 – 3200 shqiptarë, por nuk është i rëndësishëm numri, por parimi.

“Ka një numër të madh shqiptarësh që kanë punuar në Zvicër dhe janë larguar diku tjetër. Duke qenë se marrëveshja është me afat të pacaktuar, do të vlejë edhe për ata që kanë punuar në të kaluarën si dhe për të ardhmen.

Marrëveshja nuk mbulon ata persona që marrin asistencë sociale, ose trajtohen me ndihmë ekonomike, mbulon vetëm punëtorët që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe paguajnë kontributet. Marrëveshja do të filloj që të zbatohet nga fillimi i vitit tjetër. Ka rreth 3200 shqiptar që jetojnë në Zvicër që përfitojnë nga kjo marrëveshje që është bërë.

Sigurisht duke paguar kontributet, duhet të kesh një periudhë të caktuar sigurimi, 15 vjet, kaq e ka dhe Shqipëria, shpeshherë qytetarët nuk i plotësojnë vitet e pensionit, nuk i plotësojnë kriteret në asnjë vend, prandaj këtu hyn në punë marrëveshja”, u shpreh Hado.

Scroll to Top