JiL.al - Jeto i Lumtur

Bashkë prej 65 vitesh, fotot e gjyshërve nga Kosova si dhëndër e nuse po bëjnë xhiron e rrjetit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prej disa ditësh në rrjetet sociale janë bërë virale disa foto të një çifti të moshuarish nga Kosova. Ata janë veshur si nuse dhe dhëndër, duke festuar kësisoj 65-vjetorin e martesës. Nipi i tyre me profesion fotograf,

Marjan Komani ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, si lindi idea e këtij seti. Ai zbuloi detajet, se si u ndjenë gjyshërit dhe se si u prit nga publiku.“Këtë ide e kam pasur fillimisht unë, por ra pandemia dhe nuk u realizua. Janë bërë tre sete me gjyshërit. Herën e parë para 3 vitesh kanë qenë skeptikë se për një çift 90-vjeçar është shumë  e vështirë.

Ndërsa herën e tretë më mirë. Për veshjen është kujdesur Valdrin Sahiti, ndërsa për look-un Sellma dhe Kaci. Ka qenë një ceremoni me përkujtu datën kur ata janë martuar. Këto fotografi më kanë ndihmuar për të më treguar dashurinë e madhe që ata kanë edhe sot e kësaj dite. 

Në fillim kur kam pas iden me fillu setin e parë, familjarët kanë pasur dyshime, se ne nuk jemi mësuar kështu. Por kur e panë sa mirë u pritën nga të tjerët, i pëlqyen shumë”, u shpreh ndër të tjera Marjani. 

LIFE STYLE Kuriozitet

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top