Bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços? Nëna e Tina Pajollarit: E detyroi policia të gënjejë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Martina Pajollari e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços në 12 qershor në Korçë, ka dalë sot para gjykatës. 

Bëjmë me dije se gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg.

Pas vendimit të gjykatës nëna e Martinës, Miranda Pajollari ka thënë për mediat se vajza e saj dhe 3 të arrestuarit e tjerë Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj janë të pafajshëm.

Miranda Pajollari tha se vajza e saj dy herët e para ka thënë të vërtetën pasi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por pas presionit të vazhdueshëm nga ana e policisë ajo ëhstë detyruar të pranojë versionin tjetër që Martina ka bashkëpunuar me 3 personat e tjerë për vrasjen e Martin Çeços.

Martina Pajollari akuzohet se ka qenë ajo personi e cila ka nxjerrë në shteg Martin Çeçon, i cili është vrarë mbrëmjen e 12 qershorit.

Ishte babai i tij i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e të birit, i cili u gjet i vrarë në datë 16 qershor.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *