Bashkëpunimi Veliaj-PD, vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat Fiqiri Ismaili merr tenderin me vlerë 1.4 miliardë lekë … 

Jil
Jil
1 Min Read

Tenderat vazhdojnë përditë të përdoren për të bërë qoka. Kjo është e “justifikueshme” për sa kohë po afrojnë zgjedhjet lokale. Por duket se Erion Veliaj kur vjen puna për para nuk pyet për njeri dhe bashkëpunon edhe me njërëz të lidhur me PD.

Kuptohet qartë se një skemë e tillë përdoret në rastet kur nevojiten pjesëmarrës sa për numër për të krijuar idenë se gjoja ka patur konkurrencë. Fituese është shpallur firma ALBA KONSTRUKSION në pronësi të shtetasit Xhavit Ismaili.

Ky i fundit siç e përmendëm dhe më sipër, është vëllai i ish-kryetarit demokrat të Vorës, Fiqir Ismaili. Por duke parë dokumentacionin, shikohet se një tjetër pjesëmarrës në tender ka ofruar gati 125 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa Ismaili e megjithatë nuk është marrë në konsideratë nga Veliaj.

Me sa duket gjasat janë që fituesi ka qenë i paracaktuar duke faktuar edhe një herë bashkëpunimin e Veliajt me PD./joq-albania

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *