Befasi e madhe paralajmërohet nga Luizi për Kiarën në ditën e Shën Valentinit: Do të mbetet në histori

Jil
Jil
2 Min Read

Luizi paralajmëron befasi të madhe për Kiarën në ditën e Shën Valentinit: Do të mbetet në histori.

Dita e të dashuruarve e njohur ndryshe si Shën Valentini festohet më 14 shkurt (e martë).

Kjo ditë e veçantë për çiftet, dyshen Luizi dhe Kiara i gjen brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Albania.

Por, kjo nuk do ta ndaloj Luizin që këtë ditë ta bëjë sa më të veçantë për Kiarën dhe pak nga befasia e tij e ka zbuluar gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Këngëtari tha se befasia që po përgatit për moderatoren do të mbetet në histori pasi nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother në vitet e kaluara.

“Të martën do e shohin se çfarë është, do të bëjë një gjë që do të mbesë në histori për shumë gjatë, është diçka që nuk e ka bërë askush në asnjë Big Brother”, ka thënë Luizi.

Tutje, ai u shpreh se Kiara është e vetmja femër pas nënës së tij për të cilën ai do të gjunjëzohej.

“Pas nënës time është femra e vetme që i ulem në gjunjë, nuk ka arritur askush që të më bëjë të përkulem”, tha Ejlli.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte mbahet spektakli i radhës dhe njëra nga banoret e nominuara: Olta, Deamishel ose Tea pritet të largohen përfundimisht nga shtëpia e famshme.botashqip

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *