JiL.al - Jeto i Lumtur

Belind Këllici kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti për nënkryetar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Belind Kellici do te jete kandidati i PD per bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e 14 majit.

Ne nje deklarate nga PD, ky kandidatet qe moren pjese ne primare, Belind Kellici dhe Ilir Alimehmeti e konfirmuan kete fakt.

Alimehmeti tha e procesi ishte i rregullt dhe anetaresia e PD, foli qarte.

Ai theksoi se nuk do te shkoje ne balotazh, por sic kishte premtuar do ta mbeshtese Belind Kellicin ne garen perballe Erion Veliajt ne bashkine e Tiranes.  

Nga ana tjeter Kellici, e quajti alimehmetin fisnik dhe shtoi se prania e tij i dha vlere gares.

Kellici theksoi se bazuar ne modelin amerikan, Ai do te jete kandidat per kryetar bashkie ndersa Alimehmeti do te jete kandidat per nenkryetar bashkie.

Belind kellici konfirmoi se ata te dy do te jene bashke ne fushate per ta mundur kryebashkiakun aktual dhe per te ofruar nje model tjeter qeverisje per kryeqytetin./lajmifundit.al

“Jemi këtu në selinë e Partisë Demokratike më pak se 24 orë nga primaret kur anëtarësia shprehu me vonë kë do të donte kandidat të Bashkisë së Tiranës. Në respekt të votës së anëtarësisë jemi këtu që të flasim, të falenderojmë çdo vëzhgues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje. Kam qenë i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shmangej. Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën. Falenderoj këdo që më ka mbështetur. Do vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 majit”, tha Alimehmeti.

Këlliçi u shpreh se Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në garën për bashkinë e Tiranës. “Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë.

Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryetarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.

Scroll to Top