JiL.al - Jeto i Lumtur

“Bëni drejtësi për shpirtin e tij”, Këlliçi viziton familjen e Ardit Gjoklajt dhe kujton premtimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në këtë fundvit ka vizituar familjen e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi kërkon drejtësi për 17-vjeçarin ndërsa thotë se këtë premtim ua ka dhënë edhe prindërve të tij.

“Në ditën e fundit të vitit një vizitë në familjen Gjoklaj. Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ju që keni togën e zezë, bëni drejtësi për shpirtin e tij, për prindërit e tij të brengosur! Një premtim më ka dalë nga zemra. Ia kam thënë prindërve dhe familjes së tij.

Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet! E kam dhënë fjalën”, shkruan ai.

Scroll to Top