JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha-mazhorancës: Ju po e çoni Parlamentin drejt katastrofës!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është drejtuar sot mazhorancës në Kuvend duke u thënë se po e çojnë Parlamentin drejt katastrofës.

Berisha tha nga foltorja se kreu i qeverisë Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë fyese ndaj deputetëve të opozitës, gjë që sipas tij mund të  bëhen shkak konfliktesh shumë serioze.

BerishaKreu juaj, dhe në shkelje të çdo kodi, të çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, me një fjalor ordineri. Unë të garantoj që Parlamenti do ketë zhvillime dramatike, të paparashikueshme.

Ju e lejoni atë që të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës.  Unë e kuptoj se ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjet e qeverisë, në takimet e ngushta por këto të gjitha janë brenda familjes tuaj. Kur shtrihen në opozitë, këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumnë serioze. Ndaj nëse do të drejtosh këtë Parlament duhet t’i japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalorin më ordiner ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Në mënyrë të përsëritur, ju mos harroni se fjalori ësshtë i njëjtë për të gjithë por kjo nuk është zgjidhja.

Zgjidhja është t’i mbyllësh gojën një ordineri që vjen këtu dhe fillon e përdor fjalor ordineri kundër deputetëve të opozitës. Zonja kryetare ju po e çoni Parlamentin dretj katastrofës, unë deputet, ish-president, ish-kryeministër prej disa javësh kam dorëzuar një ligj me të cilët u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesorë që kanë të bëjnë me fonde dhe pasuri publike.

Pse ju nuk sillni në Parlament ligjin? Sepse ju e dini që me atë ligj për të gjitha këto vjedhje nuk do ketë më parashkrim, vjedhja e 420 milionë euro me firmën e Edi Ramës nuk parashkruhet më kurrë.

Vidh e vidh nuk ka të sosur, nuk parashkruhen kurrë. Vjedhjet që bëni me zgjerimin e rrugëve, siç është ajo Lekaj-Fier ku për rrugët anësore vidhni të paktën 5 milionë për kilometër. Rrugën Elbasan-Librazhd po ashtu, nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat të cilat sipas KLSH-së, 34.4% janë vetëm me një ofertus. Po sipas KLSH-së, 65% e procedurave tenderuese i fiton./tvklan.al

Scroll to Top