Berisha mes të rinjve për “8 Dhjetorin”: Shqipëria në një rrokullisje. Misioni juaj i dytë, shpëtoni këtë vend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot për herë të parë në publik pas sulmit të dy ditëve më parë ku u sulmua nja një i ri në protestën e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga FRPD-ja, Berisha iu dha zemër të rinjve se janë shpresa për të shpëtuar vendin. Sipas tij Shqipëria është në rrokullisje të madhe për shkak të kësaj qeverie.

“Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së, kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve.

Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruar në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e pare.

Ju vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, në misionin tuaj të dytë, i cili është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar. A do mundeni ju me energjitë, guximin tuaj të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe.

Përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egërit e historisë kombëtare. A do mundet të shpëtoni ju sot Shqipërinë që është sot vendi më i agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore.

E them këtë dhe shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin dhe forcën për të shpëtuar këtë vend. Për ta vendosur atë përsëri në rrugën e së ardhmes, të dinjitetit kombëtar dhe integrimit euroatlantik.”, tha Berisha.

Scroll to Top