Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi ne selinë blu me demokratët e njësisë 2 në Tiranë ka thënë se kryeministri Rama është i përfshirë në projektin e portit të Durrësit, pasi sipas tij kur ai sheh Alabbarin miliarder do të bëhet edhe vetë.
Ai foli më tej edhe për hetimet mbi mashtrimin me Call Centerat në vend, teksa tha se vëllai i kryeministrit Rama është i përfshirë dhe se përmendet në çdo Call Center, pasi ka bashkëpunuar me Amant Josifin për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove përmes Bitcoin-it.
Berisha deklaroi gjithashtu se Rama ka zhdukur gjithë portet në vend dhe se planifikon t’i kthejë ato në marina, dhe se shqiptarët do të duhet të paguajnë më shumë për çdo produkt të importuar për shkak se do të vijnë nga portet e tjera në rajon si Tivari apo Selaniku.
“E thonë shqiptarët, po i dhe dorën Ramës kontrollo xhepin se ose të ka marrë ose të ka lënë diçka. Nuk do të rrimë t’i bëjmë fresk atij që vjedh votat dhe thotë që do vjedhë më shumë, ne nuk shndërrohemi në një makineri fjalësh, prandaj duhet të bëjmë secili një debat me veten a kemi ne forcë se ajo që duhet për ta qëruar atë kalbësirë nga pushteti.
Ai nuk respekton asnjë rregull apo normë morale, vini re se si flet ai. As në diktaturë nuk fliste njeri me gjuhën e tij, absolutisht jo. Kurse ky shthuret me një gjuhë halabaku në çdo dalje në parlament kundër opozitës. Ne kemi shumë probleme me të dhe duhet t’I përgjigjemi.
E thatë Durrësi është afera më e paimagjinueshme. Sot po diskutoja, a e dini ju që janë mbyllur të gjithë portet e vendit, dhe tani po mbyllet Durrësi. A mund të ketë pushtues të huaj që bën atë që ka bërë ky.
E kam thënë një ditë, kur ndërtohej rruga e Kombit bëhej një betejë e egër kundër saj, një nga këto eksponentë thoshte që me këtë rrugë ndryshonim gjeostrategjinë e porteve të rajonit. Unë i thashë unë kam hallin e porteve të mia. Për gjithë këtë rajon Durrësi është port i rëndësishëm.
Ky tani ka zhdukur portet, I ka dhënë të gjitha për t’i bërë marinë, është dramatike, kjo do të thotë që ne të paguajmë në mallra për rrugën e porteve të të tjerëve kur kemi portet tona. PAguajmë ekstra transportin, ky është një antishqiptar që s’ka asgjë shqiptare në qenien e tij.
Kjo është sipërmarrje e Ramës, Është Rama-Alabbar. NUk bëhej kurrë përndryshe ajo. Ai e bën kur fiton vetë, sheh Alabbarin miliarder dhe thotë do bëhem dhe unë. Alabbari që ta dini ju investon 79 milionë euro. Do bëjë një Monte-Carlo thotë ai, me se do e bëjë, me 79 milionë, çfarë është pjesa tjetër, gjithë paratë e drogës së klaneve të Ramës.
Vodhi me Amant Josifin 2.2 miliardë me Bitcoin. S’ka punë vëllai im thotë, po ai ka qenë koleg me Amantin, flitet për të në çdo Call Center. E ka bërë Shqipërinë plaçkë të tij, dhe ky do përfundojë në një plaçkë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Berisha.