JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: Rama dëshiron të godasë përfundimisht pluralizmin, qindra milionë euro përdoren për…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, kryetari i PD Sali Berisha vlerësoi procesin e Primareve ndërsa shto se kandidatët e opozitës janë shumë më të mirë se ata të mazhorancës, pasi nuk vijnë nga klanet mafioze.

Ai u shpreh se procesi do të përsoset ndërsa lajmëroi se një proces i ngjashëm do të ndiqet edhe në rastin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme.

Berisha u ndal edhe në goditjen që qeveria dhe kryeministri Rama i bënë sipas tij Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Primaret larg çdo lloj objeksioni ishin risia më madhore që kemi sjellë, PD solli nga themelimi deri sot. Nuk ishin të përsosura. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do analizohet e do pasqyrohet në praktikën tonë të ardhshme. Të jeni të sigurt se janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë.

Pala tjetër kalon nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë thotë Rama, metodat e Enver Hoxhës.
Kandidatët tanë me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën, kanë ardhur nga një proces demokratik ndërsa të tjerët nga klane mafioze e kriminale. Këtë e kemi arritur e duhet ta përsosim.

në të njejtën procedurë do vijohet edhe mbi kandidatët për deputetë.

Hymë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, kur regjimi rëndon më shumë në shpatullat e shqiptarëve e kalbëzohet çdo javë e më shumë, kur Rma dëshmon qartë se është ëi vendosur të bëjë gjithçka derisa t’i japim vendin që meriton për të shkatërruar PD, për të shkretuar Shqipërinë e për ta shndërruar në parajsën e krimit, korrupsionit, klaneve me Pasaporta të Arta etj.

Ne sot jemi para një alternative. Ky kërkon të shuajë PD e çdo demokrat që gjykon politikisht duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Kërkon të shuajë PD e t’ja varë në qafë një grup pengu që quhet, Enkelejd apo Lulëzim apo si quhet. Në dhunim flagrant të çdo parimi kërkon që partia që përmbysi etërit e tij të shkatërrohet nga ky bastard në pushtet.

Kërkon që duke asgjësuar PD pas rithemelimit, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, tani mendon në mënyrën më kriminale të godasë përfundimisht pluralizmin.

Mendon të tjetërsojë PD.
Me qindra herë kemi deklaruar se Rama vodh zgjedhjet, rrëmben votën, kemi thënë të vërteta por shqiptarët presin nga ne. A do i dalim zot votës, pra lirisë së shqiptarëve?

Rama paguan dhjetëra qindra milion lobingje për të blerë deklarata në mbështetje të tij, për të blerë vendime në mbështetje të tij.
Sot më shumë se kurrë është koha e njerëzve të ndershëm dhe qytetarëve që e duna këtë vend.

Qeveria angazhon për të mbrojtur pushtetin e vet mekanizma nga më mafiozet e kriminalet. Dëshmia më flagrante është historia e parisë sonë.

Ç’operacion ne u përpoqën të bënin mbi PD. Nuk ka histori më të paimagjinueshme, forma më monstruoze të gënjeshtrave që do mbeten monumente të korrupsionin kombëtar e ndërkombëtar. Kemi rrugë për të bërë për PD dhe votën e lirë.

Nëse ne nuk i dalim zot votës së shqiptarëve ata nuk do votojnë.

Scroll to Top