Në takimin me banorët e Njësisë 7 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se asgjë nuk do t’i ndalë protestuesit që të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sali Berisha: Duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat e tij: Kjo rrugë do të punojë, kjo rrugë nuk do të punojë. Rrugët janë të qytetarëve opozitarë, asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoili në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë. Por për qëllime praktike: Le të hapim dyert për familjarët dhe të afërmit tanë që të vijnë në datën 5 në Tiranë dhe të dalin të gjithë bashkarisht në këtë protestë historike që e ka tronditur deri në palcë sepse e di që kjo protestë i tregon fytyrën e tij e para mbarë Europës dhe botës. E di që kjo protestë do të vëzhgohet dhe do të ndiqet nga 1 mijë gazetarë dhe media të Europës dhe të botës dhe në këtë rast ne do të paraqesim realitetetin e regjimit të tij monist. Ne do të qëndrojmë për vlerat e lirisë dhe me datën 6 do të kemi bekimin dhe simpoatikë e qytetarëve të lirë në Europë dhe në botë dhe të shqiptarëve në 4 anët e trojeve shqiptare./tvklan.al