Pavarësisht një debati që kanë pasur kohë më parë dhe faktit që Enca ka refuzuar të jetë pjesë e filmit të tij “Falco”, Bes Kallaku shprehet se do e ftonte sërish atë për një r
I pyetur në “Zemër Luana” mbrëmjen e sotme mbi raportin me këngëtaren dhe nëse do e ftonte sërish në një rol, Besi tha:
“Patjetër, jo vetëm atë po gjithkënd. Nëse mendoj se është i përshtatshëm për filmin, patjetër që do ua bëja ftesën.”
Çfarë ka ndodhur mes tyre?
Për ata që nuk e mbajnë mend në 2019 mes Encës dhe Besit ka ndodhur një përplasje. Shkak u bë një deklaratë e aktorit në “Shiko Kush Luan”, ku ai tha: “Ermali(Mamaqi) bën për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona(Qerreti).”
Enca ishte pjesë e komedisë së Ermalit, “I love Tropoja”, ndërsa Bleona ishte pjesë e “Falco”. Pas deklaratës së tij, Enca reagoi e revoltuar duke u shprehur se kishte marrë ftesë nga ai për “Falco”, por e kishte refuzuar. Ja çfarë deklaronte ajo asokohe:
“Dy gjëra që unë urrej më shumë në botë është padrejtësia dhe hipokrizia. Spuntoja për këtë video, është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë, ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht ashtu siç do shqiptari duhet t’i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri tjetrit. Në radhë të dytë, ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë, mua m’u desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja.”