Bes Kallaku hedh poshtë dyshimet për ndarje, nxjerr foton e papublikuar me partneren

Jil
Jil
1 Min Read

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka hedhur poshtë dyshimet dhe aludimet në rrjet se marrëdhënia e tij me partneren, Xhensila Myrtezaj është në krizë.

Kallaku ka vendosur të reagojë dhe të shuajë njëherë e mirë zërat.

Besi ka treguar një foto të papublikuar me Xhensilën dhe vajzën e tyre, Ajka në të cilën shihet në një moment shumë të ngrohtë familjar.

Foton e zbuloi gjatë një loje tek “Zemër Luana”, në një përballje me telefon me Monika Kryemadhin.

Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre. Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.

“Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”, tha ai.

Bes Kallaku hedh poshtë dyshimet për ndarje, nxjerr foton e
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *