JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie sistemi në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës, prej më shumë se 12 orësh po punohet manualisht

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë ka rënë sistemi.

Prej më shumë se 12 orësh raportohet se sistemi është jashtë funksionit.

Si në doganën e Kapshticës ashtu edhe në atë të Kakavijës, doganierët janë të detyruar të punojnë me regjistra.

Nuk dihet se cili është shkaku për këtë bllokim, por kjo ka krijuar mbrëmjen e djeshme radhë të gjata trafiku, pasi po punohet në mënyrë manuale.

Për pasojë në pikat kufitare janë krijuar radhë të gjata, por më problematike situata paraqitet në doganën e Kakavijës, ku trafiku është më i rënduar

Scroll to Top