Bie sistemi TIMS, qindra qytetarë bllokohen në kufi

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë, të cilët kaluan festat e fundvitit në vendin tonë dhe tani kthehen në vendet e tyre, por numri i lartë ka bërë që sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar me Greqinë të bllokohen.

Sipas “A2CNN”, defekti ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi është rikthyer sërish për të vijuar me kalimin e udhëtarëve në drejtim të Greqisë ose anasjelltas.

Nga numrat e nxjerrë deri më tani, një nga pikat më të rënduara është pikërisht ajo e Kakavijës, ku sipas informacioneve të deritanishme rezulton se numri i automjeteve që kalojnë është shtuar ndjeshëm.

Ndaj dhe për përballimin e situatës, ktualisht po punohet me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke po punon me dy sportele në hyrje dhe një në dalje. Gjë që ka shtuar edhe fluksin. 

    Numra rë lartë janë shënuar edhe në pikat e tjera, pasi në Kapshticë në datën 1 janar kanë hyrë 1343 shtetas dhe kanë dalë 2617, ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1492 dhe kanë dalë 1904 shtetas.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *